Një ndërtim 3 katësh në qendër të Tiranës u shkatërrua sot nga Bashkia e Tiranës për të liruar punimet e Unazës së Vogël.
Ndërtesa ishte ngritur mbi një lokal të vjetër mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Hotel Tirana.

Në vijim do të nisë ndërtimi i ri në Sheshin Skënderbej që do të jetë vetëm për këmbësorët. Projekti do të prezantohet më 5 prill për herë të parë.












