Ky pilot duhet të nisej me avionin e American Airlines nga Detroit në Philapdelphia por është ndaluar nga policia pak përpara nisjes sepse dyshonin se mund të ishte i dehur.
Ai kishte shfaqur sjellje të çuditshme dhe sipas rojeve të sigurisë piloti u shfaq në aeroport në gjendje të dehur.
“Federal Aviation Administration” pas kontrollit që i bëri pilotit rezultoi se në gjakun e tij kishte shenja alkooli përtej kufijve të lejuar dhe nisi menjëherë hetimet.
Pas arrestimit të pilotit fluturimi u anulua dhe pasagjerët u zhvendosën në avion tjetër, ndërsa emri i tij nuk u bë i ditur.











