Policia ka përdorur dhunë ekstreme ndaj protestusve të opozitës te Parku i Liqenit.

Një numë ri madh policësh të Forcave Speciale të Policisë së Tiranës u përleshen me protestuesit duke mbrojtur kantierin e betonit.

Një protestues pati të fikët ndërkohë që të tjerë u vendosnë në pranga. Policia ka goditur edhe zyrtarë të lartë të PD.

Ndërkohë Kryeministri Rama që po e ndjek protestën ka postuar një mesazh kundër opozitës. “Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD”, shkruan Kryeministri ndërsa ka dërguar qindra policië te Parku.














