Autoritete italiane kanë sekuestruar plot 3 kg heroinë ditën e sotme në një operacion antidroge, ku ra në pranga dhe shtetasi shqiptar, Aruan Mellushi, 40 vjeç.
Operacioni u krye në San Salvo të Abrucos. Shqiptari, Aruan Mellushi, i papunë, drejtonte një automjet, ku kishte fshehur dhe drogën. Policia e ndaloi për një kontroll dhe më pas zbuloi heroinën e pastër, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Droga dyshohet të ketë vlerën e 60 mijë eurove. Ky është rasti i dytë që në Abruco arrestohen shqiptarë me heroinë. Një vit më parë, u arrestuan dy vëllezërit, Altin dhe Emiljan Hairi me heroinë.












