Besmir Lila
Personi që shikoni në foto, është fansi i cmendur i bukuroshes Luana Vjollca. Ai quhet Besmir Lila, dhe nëse i hedhim një sy profilit të tij në facebook do të vëmë re që është pushtuar nga fotot e moderatores, që ai i bën share gjithë kohës.
Mbrëmë Lila ka tentuar të flasë me Luanën dhe e ka ndaluar në rrugë. Në këtë moment ka ndërhyrë miku i saj kosovar, Krenar Cocaj dhe janë përleshur me grushta.

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin pas sherrit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.












