Prokuroria e Tiranës do kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 13 personat e arrestuar gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit.
Burime nga prokuroria e Tiranës bënë të ditur se policia nuk ka qenë në gjendje të provojë se personat e ndaluar prej saj paraqesin rrezikshmëri dhe ndërkohë vepra penale për të cilën akuzohen është shumë e dyshimtë.











