Kryeministri Edi Rama deklaroi sot sapo doli nga Kuvendi se është momenti për të këmbëngulur për domosdoshmërinë e dialogut. “Ka një nismë të Presidentit të Republikës që e kemi përkrahur pa asnjë ngurim dhe do të ulemi në tryezë pa kushte. Përsëri ka një vonesë nga opozita dhe shpresoj të mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin e dialogut. Për mua dialogu është preferenca e parë, ka qenë dhe mbetet. Koha nuk pret. PD dhe kryetari nuk duhet të ketë frikë nga dialogu”, tha Rama.
Ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit Rama tha se i takon aksit PS-LSI per te gjetur nje President sa me te pranueshem por edhe te hapet ne kahje te tjera per te gjetur nje emer sa me dinjitoz.Droni.al











