Mjekësia ligjore ka përfunduar autopsinë dhe verifikimet e duhura në lidhje me vdekje n e 16 vjeçares në spitalin privat. Sipas rezultateve të autopsisë vajza ndërroi jetë si pasojë e hipertermisë malinje.
Sipas burimeve në mjekësinë ligjore Blertës i është injektuar edhe dantrolen për ta shpëtuar por nuk kanë arritur dot. Burimet shprehen se janë kryer të gjitha protokollet.











