Deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj, njëherësh nënkryetare e Kuvendit i ka dërguar sot një letër kreut të këtij institucioni, Ilir Metës ku kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç edhe opozita ka kërkuar prej kohësh. Bëhet me dije se ajo është dërguar sot, para nisjes së seancës plenare.
Mandati i zonjës Leskaj dhe deputetit tjetër të PS-së Rakip Suli për tu dërguar në kushtetuese janë pikërisht kushtet që opozita ka vënë për rikthimin në Kuvend.












