Durim Bani është lënë sërish në arrest shtëpie pasi Gjykata e Lartë shqyrtoi një kërkesë që kërkonte lehtësim të masës së arrestit.

Bani, i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj deputetit Tom Doshi u arrestua fill pas dëshmisë së deputetit se ai rrezikohej nga një atentat që ishte dëshmuar nga Durim Bani. Vetë ky i fundit akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku i cili tashmë ndodhet në burg për një cështje tjetër penale.
Bani kërkoi në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.











