Dy të rinj janë plagosur me thika mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pas një sherri mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 dhe mësohet se konflikti ka nisur për motive banale i cili më pas është zhvilluar deri në nxjerrjen e thikave.
Ende nuk është zbuluar motivi që i ka shtyrë drejt këtij konflikti.
Policia tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor.
Emrat e dy të plagosurve, deri në këto çaste, ende nuk janë bërë të ditur.











