Komisioni në GJEDNJ refuzoi sërish emrat që ishin përzgjedhur nga qeveria për të përfaqësuar vendin tonë ën Gjykatën e Strasburgut. Të gjithë kandidatët u intervistuan më 6 prill të këtij viti nga komisioni , por u gjykua se jo të gjithë kandidatët janë të kualifikuar. Pikërisht për këtë arsye i kërkohet sërish qeverisë shqiptare të ndërtojë një listë të re kandidatësh. Vlerësimi u krye gjatë një takimi në Paris.
Tre emra konkurruan për postin e rëndësishëm të gjykatësit të Strasburgut: Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj.
Kjo është hera e dytë që lista e qeverisë rrëzohet nga komisioni i vlerësimit.













