• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërron jetë Hans Dietrich Genscher – mjeshtri i diplomacisë

admin by admin
1 April, 2016
in Rajoni
0
Ndërron jetë Hans Dietrich Genscher –  mjeshtri i diplomacisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hans Dietrich Genscher


Nga Verica Spasovska

veronika

Verica Spasovska

Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare ish-ministri i Jashtëm Hans Dietrich Genscher. Ministri i Jashtëm rekord i Gjermanisë, Genscher ishte një figurë që ka formësuar historinë gjermane të pasluftës, mendon Verica Spasovska.
E ngulitur thellë në memorien kolektive të gjermanëve ka mbetur skena e famshme në ballkonin e ambasadës gjermane në Pragë, kur Genscher u thërret mijëra qytetarëve të Gjermanisë lindore, që duan të largohen: “Ne kemi ardhur për t’ju njoftuar se largimi juaj …”.
Pjesa tjetër e fjalisë humbi në brohoritjet frenetike të njerëzve, që qëndronin prej ditësh në oborrin e ambasadës për të imponuar largimin e tyre nga Blloku i Lindjes.
Fjalimi në ballkon i Hans-Dietrich Genscherit ishte kurorëzimi i një mjeshtërie diplomatike, që më vonë u dëshmua se kishte qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e bashkimit të Gjermanisë. Genscher kishte negociuar më parë largimin e qytetarëve të RDGJ-së pa u lodhur, me zgjuarsi dhe shkathtësi dhe intuitë të madhe politike. Dhe ia kishte vlejtur. Sepse largimi i refugjatëve nga ambasada e Pragës përshpejtoi procesin e erozionit të RDGJ-së në shpërbërje. Genscher e mundësoi këtë dinamikë me aftësitë e tij dipomatike.

Nga refugjat prej RDGJ-së në krye të politikës federale të RFGJ-së
Për ministrin e Jashtëm gjerman, i cili kishte lindur vetë në Halle të Gjermanisë Lindore, ky moment i deklaratës së tij ishte “momenti më i lumtur” i veprimtarisë së tij politike. Por në karrierën e tij politike ka pasur edhe pika rënieje, si drama e pengjeve në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972, kur nuk u arrit çlirimi i ekipit olimpik izraelit nga duart e terroristëve palestinezë. Në atë kohë Genscher ishte ende ministër i Punëve të Brendshme dhe përgjegjës për përpjekjen e dështuar për shpëtim. Kalimi pastaj në postin e ministrit të Jashtëm dy vjet më vonë hapi rrugën karrierës e tij të jashtëzakonshme politike. 18 vjet ai qëndroi në detyrë, ishte edhe zëvendëskancelar, fillimisht në një koalicion me socialdemokratët nën drejtimin e Helmut Schmidt-it, pastaj nga 1982 me kristiandemokratët nën Helmut Kohlin.
Për shumë gjermanë, që jetojnë sot, Genscher, i cili qendroi gjithsej 33 vjet në Bundestag (parlament), ishte gjithmonë aty, gjithmonë i pranishëm, si diplomat i palodhur, që i binte kryq e tërthor botës me një energji të pabesueshme, për të përfaqësuar interesat e Gjermanisë. Për shkak të veshëve llapushë karikaturistët e vizatonin me humor dhe dashuri si elefant fluturues sipas “Dumbo” të Disney. Revista satirike Titanic i vë atij nofkën “Genschman” duke e krahasuar me Batmann shpëtimtarin e botërave. Gjermanët e donin Genscherin, për vite të tëra ai ishte politikani më i dashur. Edhe pse ai kishte meritën, për t’i kuptuar shanset historike dhe për t’i pranuar. Kështu me përpjekjet e tij balancuese me Evropën Lindore, sidomos me RDGJ-në dhe Bashkimin Sovjetik, ai krijoi bazën për ribashkimin e dy shteteve gjermane. Edhe pse politika e tij e ndërmjetësimit fillimisht u cilësua me tone kritike si “genscherizëm”, më vonë u vlerësua.

Kritika të forta për politikën ndaj Jugosllavisë
E konstestueshme për një kohë të gjatë ishte politika e tij ndaj Jugosllavisë. Njohja e parakohshme e Kroacisë nga qeveria gjermane gjatë luftës në Jugosllavi në vitin 1991 i solli atij shumë kritika, që e cilësuan një hap të tillë si katalizator për forcat centrifugale të shtetit federal. Por në Kroaci i qenë mirënjohës për mbështetjen politike. Deri më sot atje sheshet dhe rrugët mbajnë emrin e tij.
Genscher ka qenë për dekada një faktor vendimtar në politikën e brendshme gjermane. Si një kryetar shumëvjeçar dhe udhëheqës i fortë në FDP ai i siguroi partinë së vogël liberale për dekada ndikimin masiv politik. Gjithmonë liberalët ishin vetëm pak mbi pragun e pesë përqindëshit, por për gati 30 vjet ata kanë qenë të përfaqësuar pandërprerë në qeveri si partner i vogël i koalicionit.
Se çfarë peshe ndërkombëtare kishte Genscher-i edhe shumë kohë pas tërheqjes së tij nga politika aktive, ai e dëshmoi edhe një herë në vitin 2013. Në atë kohë ai arriti të sjellë kundërshtarin e Putinit Mikhail Chordokovsky nga burg rus në Berlin. Avokatët e Chordokovsky-t i ishin lutur për ndihmë atij, mjeshtrit 86-vjeçar të diplomacisë.
Me Hans-Dietrich Genscherin ndahet prej njësh një nga politikanët më të mëdhenj gjermanë të pasluftës. Vepra e tij diplomatike do të mbetet e paharruar.

“Deutsche Welle”

Previous Post

Dënimi i dytë për Alimuçën edhe 5 vite të tjera burg

Next Post

Vrau bashkëfshatarin me plumb në kokë, Gjykata e dënon me 32 vite burg

admin

admin

Next Post
Vrau bashkëfshatarin me plumb në kokë, Gjykata e dënon me 32 vite burg

Vrau bashkëfshatarin me plumb në kokë, Gjykata e dënon me 32 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.