Bëhet publike fleta e votimit në referendumin e socialistëve që do të mbahet më 9 prill.
Socialistët do të votojnë pas një jave lidhur me pyetjen “A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit”. Ata do të përgjigjen po ose jo. Natyrisht që përgjigja do të jetë po.
Pyetja nuk lë mundësi tjetër për socialistët.












