Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda është një nga gjykatat që është e përfshirë më së shumti në përgjime të personave në ndjekje penale.
Numri i përgjimeve që kanë urdhëruar gjyqtarët është rreth 1200 të tilla, gati sa gjysma e të gjitha përgjimeve që janë realizuar brenda një viti në të gjithë vendin.
Më poshtë është tabela e kërkesave penale që lidhen me kërkesat për përgjime për çdo gjyqtar, ku sic mësohet nga raporti vjetor i Gjykatës ka një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara.

Gjykatësja që ka urdhëruar më shumë përgjime është Etleva Deda ndërsa gjykatësi që ka urdhëruar më pak është Miliana Muca.
Vetë natyra e krimeve që gjykohen në këtë Gjykatë e bën të detyrueshme nevojën e përgjimeve.












