Ish ministri i Punës Spiro Ksera ka paditur në Gjykatën e Lartë arrestimin tij dhe masën e sigurisë arrest me burg.
Ksera ka kërkuar që arrestimi dhe më pas lënia në burg të konsiderohen të paligjshme. Kërkesa e ish-ministrit është bërë që më 9 mars ndërsa ende nuk është përcaktuar data e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit.

Spiro Ksera është ministri i parë shqiptar që është arrestuar në kohën e tranzicionit pavarësisht se padi penale dhe proces hetimor ka pasur për disa ministra.











