• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARGUMENTET/ Socialisti zbulon shkeljet: Si u grabit posti i kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

admin by admin
13 April, 2017
in Politika
0
ARGUMENTET/ Socialisti zbulon shkeljet: Si u grabit posti i kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elton Lutaj, kryetar organizatës socialiste numër 4502 dhe drejtues i rinisë në lëvizjen Zgjidhja për rajonin Fier, Vlorë dhe Gjirokastër denoncon shkeljet flagrante që janë bërë tre ditë më parë me seancën e turpshme të shkarkimit nga posti të ish-kryetarit të këshillit të qarkut, Sadrit Danaj. Në një analizë pas shkarkimit të dyshimtë dhe jashtë rendit të ditës dhe me plot parregullsi të tjera, shoqëruar me dhunën fizike të truprojës së ministrit Gjiknuri dhe të policëve bashkiakë, Lutaj argumenton pse është antiligjor shkarkimi i Danajt dhe emërimi i kryetarit të ri.

Argumentet e socialistit vlonjat

Akt kamikaz ndaj votës së lirë!


elton lutaj
Elton Lutaj


Skenë live, me zë e me figurë, sesi paturpësisht dhe pa moralisht bëhet kurban ligji për interesa të paqarta të Maliqit. Shkarkohet përdhunshëm, në shkelje të plotë të procedurës ligjore Sadrit Danaj, Kryetari i Këshillit te Qarkut Vlorë. Motivacioni: Sepse ai mbështet tezat e lëvizjes “Zgjidhja”! Sepse Sadriti, si mijëra socialistë të tjerë, mendon se deputetët duhet t’i zgjedhë populli, jo kryetari i partisë; se duhet të ketë primare për zgjedhjen e përfaqësuesve brenda partive politike; se është ligji ai që duhet të drejtojë punën  publike e të qeverisë etj…
Mirëpo kryetarët e mendojnë ndryshe dhe kësisoj në “Olimp” është vendosur se  Sadriti duhet të shkarkohet. I vetëm përballë një tufe qehallarësh të pushtetit që sot vetëquhen Partia Socialiste, nuk i lejohet të ketë komisionerë, nuk i lejohet të shohë votat, madje dhe kur kamerat fokusojnë një votë të pavlefshme dhe Kryetari i Komisionit e pranon pavlefshmërinë e saj, cënohet fizikisht nga truproja i ministrit Gjiknuri.
Për më tepër emërimi i Kryetarit të ri Ervis Moçka është haptazi antiligjor pasi neni 74 i Ligjit për Vetëqeverisjen vendore të miratuar nga kjo qeveri në vitin 2015 thotë:
“Në rastin e krijimit të vendit vakant, që lidhet me humbjen e mandatit të anëtarit të këshillit të qarkut nga një anëtar i këshillit të një bashkie, ai zëvendësohet nga këshilli bashkiak përkatës, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore”.
Neni 76 i Ligjit për Vetqeverisjen vendore të miratuar nga kjo qeveri ne vitin 2015 thotë: “Pika 5. Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari. Pika 6. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet, si rregull, jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës”.
Vendi vakant, të cilin Ervis Moçka mori në këshillin e Qarkut është krijuar nga largimi i Xhuljeta Naqo  nga Këshilli Bashkiak i Vlorës. Të gjitha sa më sipër nuk janë veçse mishërimi i problematikave të rënda të lidershipit të PS, të cilat lëvizja Zgjidhja i ka denoncuar me forcë gjithë këtë kohë.
Dhunimi i socialistëve të thjeshtë sepse ata nuk mendojnë si kryetarët; dhunimi  i parimeve kushtetuese të të drejtës për një proces të rregullt; dhunimi i votimeve dhe tjetërsimi i tyre në një klimë terrori, thjesht se ashtu kanë dëshirë kryetarët duhet të marrin fund përpara se Partia Socialiste nga kapitali më i çmuar politik i popullit tonë të kthehet në një ngrehinë të braktisur, të përçmuar e të pamundur për t’u rikuperuar. Ftoj të gjithë socialistët dhe të gjithë shqiptarët të solidarizohen kundër këtij atentati që i bëhet votës së lirë pikërisht në një kohë në të cilën kjo temë dhe episode si  ky po rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe fatin e te gjithë shqiptarëve.

vlv

Previous Post

LOLITA/ Erion Veliaj ka gënjyer me “masterin” në SHBA

Next Post

Papa Françesku ju lan këmbët 12 të burgosurve, midis tyre edhe një shqiptari

admin

admin

Next Post
Papa Françesku ju lan këmbët 12 të burgosurve, midis tyre edhe një shqiptari

Papa Françesku ju lan këmbët 12 të burgosurve, midis tyre edhe një shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.