Kryetari i PD-së dhe ish-kryetari i bashkisë, Lulzim Basha deklaroi se qeveria po përdor edhe sheshine Tiranës për tendera ku vidhet. Ai reagoi fill pas prezantimit të rindërtimit të sheshit Skënderbej nga kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë Veliaj.
“Vazhdojne krekosjet me fasada betoni, nderkaq papunesia rritet. Vazhdojne me palma qe i blejne nje djall e gjysem, nderkaq njerezit nuk sigurojne dot buken e femijeve.
Rrisin taksat dhe falimentojne biznesin e mbyllin vende pune. Rrisin faturat e energjise dhe te ujit, vjedhin te ardhurat, nderkaq hiqen si clirimtaret e Kastriotit. Por cfare eshte realisht “investimi” ne shesh?
Shkaterrim i gjelberimit, tender per xhepat e tyre dhe dy kulla betoni per oligarkine dhe veten e tyre. Ky eshte meraku i madh i Pashait te Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit”, deklaroi Basha.












