“WhatsApp” ka marrë një vendim historik për privatësinë e mesazheve mes përdoruesve. Në këtë mënyrë, kjo kompani ka vendosur një mekanizëm, i cili kodon SMS-të mes përdoruesve, çka i bën ato të palexueshme, qoftë edhe për vetë kompaninë dhe serverët ku ruhen ato.
Më parë një SMS me një kuptim të caktuar dërgohej nga marrësi te dhënësi si e tillë, pa pësuar asnjë ndryshim.
Ndërsa tani, një SMS me një kuptim të caktuar do të përkthehet në kode pa kuptim a simbole teksa shkon në servera dhe më pas do të ç’kodohet sërish vetëm kur të mbërrijë te marrësi.
Kjo është një mënyrë dhe një hap gjigant në ruajtjen e privatësisë. Në këtë mënyrë, as shërbimet inteligjente nuk do të kenë mundësi të përgjojnë përdoruesit në “WhatsApp”.











