Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ka qenë ora rreth 07.10 e mëngjesit, kur policia e Tiranës është lajmëruar për ngjarjen e ndodhur në Kombinat. Gardisti Admir Dervishi ka qëlluar më armën e punës së tij bashkëshorten. Nga dëshmitë e para mësohet se 28-vjeçarja është plagosur nga bashkëshorti i saj pas një sherri në familje dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën të ditur se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, bashkëshortin e saj , shtetasin Admir Dervishi, 29 vjeç, Punonjës i Gardës. Nga hetimet paraprake dyshohet se arsyeja e kësaj ngjarje është konflikt në familje.












