Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Evropianit “Francë 2016”.
Sipas akordit, takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet më datën 3 qershor. Edhe kjo ndeshje miqësore nuk do të luhet në Shqipëri.
Për të është zgjedhur stadiumi i Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia”. Takimi luhet në ora 20:30.











