Anthony Dellegrazie, djali nga Brooklyn SHBA, i cili qëndron mbi trupin e të atit, Phil Dellegrazie, që shtyp me makinë nga një hajdut, ndërsa po përpiqej që ta ndalonte, po bën xhiron në rrjetet sociale. “63vjeçari pronar i një dyqani veglash ndërtimi, sapo po dilte nga dyqani i tij rreth orës 9 të mëngjesit, kur pa një hajdut i cili hipi me nxitimin në kamionçinën e tij”, tregojnë dëshmitarët. Babai i tre fëmijëve, menjëherë hipi në makinën e tij dhe e ndoqi pas.
Por në momentin që hajduti ndaloi në semafor, Dellegrazie doli nga makina dhe shkoi tek xhami i maminës së hajdutir, tregon një dëshmitar që gjendej aty pranë. “Hajduti e shtyu dhe i kaloi sipër me makinë. Më pas ai brakstisi mjetin dhe iku me vrap”, tha dëshmitari.
Menjëherë djali i vogël, vrapoi drejt trupit të babait… Ai po qante”, rrëfen Pablo Rodriguez. Rrjetet sociale janë mbushur me komente për gjestin heroik të tij. /The sun/











