Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur punën për të ndërmjetësuar midis palëve politike për zgjidhjen e krizës.
Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare brenda Presidencës për “Panoramën”.
Mësohet se presidenti është në kontakt me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ai është duke punuar për përcaktimin e formatit të dialogut dhe për axhendën, si dhe kohën kur do të mbahet ajo.












