Piloti, Donald Hoxha
Togeri Donald Hoxha, në korrik të këtij viti do të hiqte uniformën e Forcave të Armatosura për të veshur kostumin e dhëndërisë.
Mes dhimbjes e lotësh, familjarët e Donaldit 27-vjeçar thonë se ai tre ditë më parë kishte shkuar në shtëpinë e tij në Kuçovë për të caktuar edhe ditën e dasmës me të fejuarën e tij.
Familjarët e togerit Donald Hoxha thonë se kishte studiuar dhe ishte trajnuar jashtë vendit.











