Një i ri 30-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Flamurtari” në qytetin e Vlorës.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur pak pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi.
Sipas burimeve, personi ka qenë duke dalë nga stadiumi dhe ka rënë nga shkallët duke përplasur kokën. Ai është shoqëruar në spital, ku dhe ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore identiteti i tij rezulton te jetë Mikel Selmanaj, 30 vjeç nga Orikumi.












