Vera nuk ka ardhur ende, por temperaturat do të shënojnë një rritje jonormale për ditën e enjte. Gjatë ditës, termometri do të shkojë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në diell, temperatura do të ndihet 3-4 gradë më shumë.
Sipas sinoptikanëve, temperatura të tilla janë të denja për muajin qershor, kur thuajse jemi në stinën e nxehtë të verës, dhe jo për prillin. Por gjithsesi në fundjavë parashikohen reshje shiu dhe renie temperaturash.











