Nuk dihet nëse veshjen e saj ish-presidentja Atifete Jahjaga sot e kishte përzgjedhur në bazë të simbolikës së ditës, apo ishte e rastësishme.

Por, ajo që bie në sy, sot Jahjaga kur po i dorëzonte mandatin Hashim Thaçit ishte veshur në të zeza, krejt ndryshe nga dita kur e kishte marrë postin e të parës së shtetit.

Jahjaga pesë vite më parë, kur ishte betuar në Kuvend si presidente e Republikës së Kosovës, kishte përzgjedhur një kostum të bardhë për t’u paraqitur para deputetëve dhe qytetarëve të vendit. /lajmi.net











