Deputeti socialist, ish-kryeministri Pandeli Majko, ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me ‘status’ tjetër”, shkruan Majko në “Facebook”.











