• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Amoris Laetitia” – dimensioni erotik i dashurise

admin by admin
9 April, 2016
in Kulture
0
“Amoris Laetitia” – dimensioni erotik i dashurise
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Sinteza e dokumentit të Papës Françesku rreth familjes përgaditur nga Dom Gjergj Meta

Mëshirë dhe integrim: ky është thelbi i Nxitjes Apostolike pas sinodale“Amoris Laetitia – Gezimi i dashurisë”, nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars dhe paraqitur sot në Romë. Në 200 faqet e shkruara thjeshtë, në mënyrë që të gjithë të mund ta lexojnë pa probleme, Ati i Shenjtë flet për “dashurinë në familje” konkretisht, me fjalë që ngrohin zemrën e që të bëjnë t’i shfletosh me dëshirë e shpejt faqet, pavarësisht nga gjatësia e tekstit. I ndarë në nëntë kapituj, dokumenti është rezultat i dy Sinodeve mbi familjen, të cilët u mbajtën në vitin 2014 dhe në vitin 2015.

Nxitja Apostolike e shmang vendosjen e martesës e të familjes në dy binarë: nga njëra anë, familjet e rregullta, ku gjithçka shkon mirë e, nga ana tjetër, gjendjet “e parregullta”, që përbëjnë problem. Papa Françesku i konsideron këto dy realitete gjithnjë në ecje. Edhe familja e ashtuquajtur “e rregullt” dhe një martesë ku gjithçka “shkon mirë” duhet të mësojë gjëra të reja, të kapërcejë etapa të caktuara, mund të haset me mëkatin e dështimin, të ketë nevojë të pajtohet e t’ia fillojë edhe një herë nga e para.

Kap. I. Fjala e Zotit në familje dhe drama e refugjatëve

Mëshirë dhe integrim, pra: “Amoris Laetitia” është shkruar mbi këto dy boshte, që përbëjnë arkitraun mbi të cilin mbështetet mendimi i Papës. Kapitulli i parë i dokumentit, kushtuar Fjalës së Zotit, vë në dukje bukurinë e çiftit të formuar nga burri e gruaja, pa harruar dramën e papunësisë dhe “të shumë familjeve të refugjatëve, të refuzuara e të pambrojtura”.

Kap. II. Realiteti dhe sfidat e familjes. Sprova e madhe e persekutimit

Më pas, duke cituar Sinodet, Papa kujton sfidat e shumta të familjeve, në ditët e sotme: mendësinë kundër lindjes së fëmijëve; emergjencën e strehimit; abuzimet me të miturit, “edhe më shkandulluese” kur ndodhin në familje, në shkolla e në institucione të krishtera; “sprovën e madhe” të persekutimit të të krishterëve”; “shpërbërjen juridike të familjes”, që synon “barazimin e thjeshtëzuar me martesën” të bashkimeve të faktit, ose të bashkimeve ndërmjet njerëzve me të njëjtin seks; nënat me qira; disa ideologji si ajo gjinore apo “gender”, që përpiqen të imponojnë “një mendim të vetëm”. Para kësaj gjendjeje, kërkon Papa, të krishterët duhet ta vendosin Sakramentin e martesës në kuadrin e një baritorie “pozitive dhe mikpritëse”, pranë njerëzve të ligshtë, baritori e aftë të tregojë rrugët për arritjen e lumturisë.

Kap. III. Thirrja e familjes dhe e drejta e patjetërsueshme për jetën

Në këtë këndvështrim, pazgjidhshmëria e martesës nuk duhet kuptuar si ndonjë “zgjedhë” e sakramenti nuk është “rit i zbrazët, konvencion shoqëror”, por “dhuratë për shenjtërimin e shëlbimin e bashkëshortëve”. Papa Françesku rithekson me forcë “vlerën e madhe të jetës njerëzore” dhe “të drejtën e patjetërsueshme për jetën e fëmijëve të palindur akoma”, duke nënvizuar detyrimin moral të veprimtarëve të krishterë të shëndetësisë për të mos kontribuar në aborte. Gjithashtu, Ati i Shenjtë vë në dukje se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë deri në vdekjen e natyrshme, si edhe shprehet me vendosmëri kundër dënimit me vdekje.

Kap. IV. Dashuria në martesë është dashuri miqësie

Por cila është atëherë, dashuria që jetojmë në martesë? Papa Françesku e quan “dashuri miqësie”, sepse bashkon pazgjidhshmërinë e Sakramentit me dëshirën për të kërkuar gjithmonë të mirën e tjetrit, karakteristikë e miqësisë së sinqertë. Dashuria e miqësisë, për Papën, ka të bëjë me konceptin e dashurisë së krishterë, “caritas”, sepse “të hap sytë dhe të lejon të shohësh sa vlen njeriu”. Në këtë këndvështrim, Ati i Shenjtë nënvizon edhe rëndësinë e jetës seksuale të bashkëshortëve, që e përshkruan me fjalët “dhuratë e mrekullueshme”, “gjuhë ndërnjerëzore”, e cila na bën të kuptojmë “vlerën e shenjtë dhe të padhunueshme të tjetrit”.

Kap. V. Dashuria bëhet e frytshme. Çdo fëmijë ka të drejtë të ketë nënë e babë

Pastaj, duke u ndalur në lindjen dhe mikpritjen e jetës brenda familjes, Papa nënvizon vlerën e embrionit “që nga çasti i zënies”, sepse “çdo fëmijë është gjithnjë në zemrën e Zotit”. Që këndej, këshilla e ftesa për të mos e parë fëmijën si “plotësues apo zgjidhje për aspiratat personale”, por si “një qenie njerëzore me vlerë të pamasë”, të cilit i duhet respektuar dinjiteti, “nevoja dhe e drejta e natyrshme për të pasur një nënë e një babë”. Njëkohësisht, Ati i Shenjtë u shpreh afërsinë çifteve, që s’mund të kenë fëmijë, dhe u kujton se mund të jenë prindër në mënyra të ndryshme, për shembull, përmes birësimit. Papa bën thirrje të përmirësohen ligjet e procedurave adoptive dhe të kujdestarisë për fëmijët, gjithnjë në interes të të miturve, duke luftuar trafikun e paligjshëm.

Kap. VI. Disa perspektiva baritore. T’i shoqërojmë bashkëshortët nga afër

Në gjysmën e dokumentit për dashurinë familjare, Papa rithekson temat sinodale dhe vë në pah nevojën për t’i shoqëruar të fejuarit në udhën e përgatitjes për martesë. Gjithashtu, nënvizon se bashkëshortët duhen ndjekur, sidomos në vitet e para të martesës. Kisha duhet të formojë njerëz të aftë për një baritori familjare misionare, që kujdeset për çiftet e nuk është thjesht një “fabrikë kursesh” për elita të vogla. Natyrisht, në kohën tonë është rritur shumë numri i divorceve, gjë që Papa e konsideron shqetësuese, prandaj bën thirrje të parandalohen fenomene të tilla, sidomos për të mbrojtur fëmijët, të cilët nuk duhet të bëhen “pengje” të njërit apo të bashkëshortit tjetër. Pa harruar se, para dhunës, shfrytëzimit dhe prepotencës, ndarja është e pashmangshme dhe “moralisht e nevojshme”.

Respekt për homoseksualët, por asnjë analogji ndërmjet martesës dhe bashkimit gay

Përsa u përket njerëzve me prirje homoseksuale, theksohet nevoja për respektimin e dinjitetit të tyre, pa i diskriminuar padrejtësisht. Por, nënvizohet në Nxitjen Apostolike, “nuk ekziston asnjë bazë” për të vendosur analogji “as të largëta” ndërmjet bashkimit homoseksual dhe martesës sipas planit të Zotit. E në këtë pikë, është “e papranueshme” që Kisha të vuajë nga “presione” të çdo lloji.

Kap. VII. Të forcohet edukimi i fëmijëve, e drejtë-detyrë e prindërve

Mjaft i gjerë, kapitulli i shtatë, që i kushtohet edukimit të fëmijëve, “detyrë e rëndësishme” dhe “e drejtë parësore” e prindërve. Larg së qeni kontroll i ekzagjeruar, edukimi duhet të jetë “promovim i lirisë së përgjegjshme”, mësim i “aftësisë për të pritur”, takim i prindërve me fëmijët. Papa shprehet në favor të edukimit seksual, por nënvizon se ai duhet kuptuar si “edukim për dashurinë”, që duhet të jepet “në çastin e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme”, duke i mësuar fëmijët edhe të kenë “turp të arsyeshëm”, pra të jenë të ekuilibruar. Së fundi, transmetimi i fesë, sepse familja duhet t’i mësojë e t’i pranojë arsyet dhe bukurinë e saj.

Kapitulli VIII: Të shoqërohen, të dallohen e të integrohen familjet në vështirësi

Lidhur me familjet, që jetojnë çaste të vështira, Papa pohon se nga Nxitja Apostolike nuk duhet pritur ndonjë normativë e përgjithshme e tipit kanonik, e zbatueshme për të gjitha rastet. Prandaj barinjtë duhet ta promovojnë martesën e krishterë sakramentore, bashkim përfundimtar, i lirë e besnik i burrit me gruan; por duhet edhe t’i pranojnë, t’i shoqërojnë e t’i ndjekim me mëshirë situatat e vështira. “Mos të na ndodhë që të gabojmë rrugë – shkruan Françesku – rruga e Kishës është gjithjë ajo e Jezusit: mëshirë e integrim”, rrugë që nuk e dënon askënd në amshim, por ua dikon mëshirën e Zotit të gjithë njerëzve, që e kërkojnë me zemër të sinqertë, sepse në logjikën e Ungjillit “askush nuk mund të dënohet përgjithmonë”.

Jo, normës kanonike të përgjithshme; gjykim plot përgjegjësi rast për rast

Të integrohen të gjithë – porosit Nxitja – edhe të divorcuarit e rimartuar, që mund të marrin pjesë në jetën e bashkësisë përmes angazhimeve shoqërore ose takimeve të lutjes. E edhe të reflektohet se cilat përjashtime aktuale liturgjike e baritore mund të kapërcehen me një gjykim të përshtatshëm, në mënyrë që të divorcuarit e rimartuar të mos ndjehen “të shkishëruar”. “Nuk ekzistojnë receta të thjeshta”- pohon Papa – mundemi vetëm të inkurajojmë një gjykim të drejtë të rasteve të veçanta, sepse “grada e përgjegjësisë nuk është e njëllojtë për të gjithë”.

Eukaristia nuk është çmim për të përkryerit, por ushqim për të ligshtit

Në dy nota në fund të faqes, Papa ndalet tek disiplina sakramentore për të divorcuarit e rimartuar: në notën e parë pohon se gjykimi baritor mund të pranojë se në një situatë të veçantë “nuk ka faj të rëndë” e, prej këndej, “edhe efektet e normës nuk duhet të jenë doemos të njëjta” në të gjitha rastet. Në notën e dytë, Françesku nënvizon se “në disa raste”, posaçërisht në rastet e vështira, ndihma e Kishës “mund të jetë edhe ndihma e Sakramenteve”, sepse “rrëfyestorja nuk duhet të jetë sallë torture” e “Eukaristia nuk është çmim për njerëzit e përkryer, por ushqim për të ligshtit”.

Ligjet morale nuk janë gurë

Por është themelore – nënvizon Papa – garancia e kushteve të “përvujtërisë, maturisë, dashurisë për Kishën”, për të shmangur “mesazhet e gabuara” që mund të krijojnë përshtypjen se Kisha ndjek një “moral të dyfishtë”, ose se sakramentet janë privilegj vetëm për disa e për t’u shkëmbyer me favore. Sepse është vërtet gjë e ultë ta vlerësosh veprimin e njeriut vetëm mbi bazën e një norme. E, po aq e vërtetë, edhe se ligjet morale nuk mund të jenë “gurë për të gjuajtur me ta besimtarët”; prandaj Kisha nuk duhet të heqë dorë në asnjë mënyrë nga propozimi i idealit të plotë të martesës. Pa e prekur idealin ungjillor, duhet ndjekur logjika e dhembshurisë ndaj njerëzve të brishtë, sipas parisë së dashurisë së krishterë, që nuk i vë kushte mëshirës së Zotit, por përpiqet të kuptojë, të falë, të shoqërojë, të integrojë!

Kapitulli IX: Përshpirtëria bashkëshortore dhe familjare. Krishti i ndriçon ditët e hidhura

Në kapitullin e fundit, Amoris Laetitia fton për ta jetuar lutjen në Familje, sepse Krishti e bashkon dhe e ndriçon jetën familjare edhe në “ditët e hidhura”, prej këndej, Papa nxit që familja të mos shikohet “si realitet i përkryer e i realizuar një herë e përgjithmonë”, por si zhvillim gradual i aftësisë që ka secili për të dashur. “Të ecim, familje, të vijojmë të ecim!”- është ftesa përfundimtare e Françeskut, që i inkurajon familjet e botës të mos e humbasin shpresën!

*
Redaksia e Peregrinus.al, derisa të mos ekzistojë një përkthim zyrtar, zgjedh të përkthejë fjalën laetitia me fjalën hare.

Previous Post

Gramsh, “bankieri” vidhte këstet e kredive

Next Post

Masakrohet nga një boksier rumun Dritan Demiraj, i burgosur në Parma për vrasjen e rumunes

admin

admin

Next Post
Masakrohet nga një boksier rumun Dritan Demiraj, i burgosur në Parma për vrasjen e rumunes

Masakrohet nga një boksier rumun Dritan Demiraj, i burgosur në Parma për vrasjen e rumunes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.