Enkelejd Alibeaj
Taulant Alibeaj ka reaguar duke hedhur poshtë atë që disa prej mediave shqiptare kanë shkruar ditën e sotme duke pretenduar se ai është arrestuar nga policia gjermane për grabitje me armë.
Ai tha se është i habitur për atë që kanë publikuar mediat shqiptare ditën e sotme dhe se nuk ka patur asnjë kontakt me policine.
”Unë nuk kam patur asnjë kontakt tjetër vecse me të afërmit e mi, nuk e di per cfare shkruan media, nese do te kisha vjedhur do të isha në burg”, është shprehur Taulanti, vëllai i ish ministrit te drejtesise Enkelejd Alibeaj.











