Qindra klient i janë drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj blerjeve online, ku produkti i paguar dukshëm nuk ka pikën e lidhjes me atë të reklamuar nga kompanitë e shumta që ofrojnë këtë lloj shërbimi.

Gratë kanë përdorur Facebook-un për t’u ankuar lidhur me produktet e blera prej tyre, që janë të ndryshme si pallto, fustane e këmisha, duke akuzuar kompanitë se kanë përdorur imazhe false për të reklamuar këto produkte.















