Policia greke gjatë një operacioni antidrog në qytetin e Selanikut, ka arrestuar dy shtetas shqiptarë. Ata ju përkasin moshave 38 dhe 26 vjeç. Sipas “Protothema.gr”, dy shqiptarët janë kapur me 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Hetimet tregojnë se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun e Selanikut. Shqiptarëve gjithashtu u janë sekuestruar rreth 3 mijë euro, automjeti me të cilin lëviznin dhe 9 aparate celularë. Gjithashtu, hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarëve në aktivitetin e paligjshëm.











