Posterat e ekspozitës së pikturave të Edi Ramës vazhdojnë të qëndrojnë ende në rrugët e Stambollit.
Këngëtarja kosovare Eliza Hoxha e ndodhur në Turqi, ka postuar një foto në Instagram. Në foto shihet një baner i madh me emrin e kryeministrit shqiptar.
Këngëtarja Eliza Hoxha me sa duket është surprizuar nga ky fakt, të cilin ka vendosur ta ndajë me miqtë e saj në Instagram.
Në nëntor të vitit të shkuar kryeministri shqiptar Edi Rama hapi ekspozitën e tij në Stamboll dhe me sa duket ende nuk e ka humbur famën atje.











