Një person 40 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit përgjatë rrugës që lidh qytetin me Metarlugjikun.
Personi i gjetur pa jetë buzë lokalit është identifikuar si shtetasi Sajmir Beqiri, rreth 40-vjeç, person me precedentë penalë.
Sipas të dhënave të para të policisë ai dyshohet të jetë ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës dhe është parë vetëm mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe nuk ka ende autorë të dyshuar. Policia ka nisur hetimor për zbardhjen e kësaj vrasje.











