Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një adoleshentë 19-vjeçar të akuzuar për marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare.
Sipas burimeve të policisë, në pranga është vënë shtetasi Xh.Gjini, banues i Gjirokastrës, i cili akuzohet për veprën penale ‘’ Marrëdhënie seksuale me të mitur’’. “Xh. Gjini , 19 vjeç , banues në Gjirokastër u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën , shtetasen I.P , 14 vjeçe” njofton policia, pa specifikuar nëse ka qenë një marrëdhenie me dhunë apo jo.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Marrëdhënie seksuale me të mitur’’ parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.











