Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori për kryebashkiakun e këtij qyteti Vangjush Dakon. Kallëzimi i Osman Stafës është për rrugën “Pavarësia” në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar, më objekt “shpërdorim detyre dhe “Shpërdorim i fondeve publike”.
Stafa deklaroi për mediat se janë kryer investime 2 milionë dollarë, të cilat që kanë përfunduar 1 vit më parë dhe tashmë ai investim është shkatërruar dhe po kryhet një tjetër i ri. Po ashtu, kreu i demokratëve të Durrësit pohoi se po shkatërrohet dhe sezoni turistik. Ndërsa dje rreth 300 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestuan në këtë zonë, ndërsa në shenjë kundërshtie për abuzimet që sipas tyre po bëhen me këtë rrrugë ata hodhën tymues e bombula.











