Futbolli është sporti më i ndjekur në botë dhe si I tillë, shpesh rezervon surpriza. Një ndeshje futbolli supozohet të përmbajë gola, spektakël, lojë të ashpër dhe tifozeri të zjarrtë, por ndonjëherë ndodhin edhe ngjarje të papritura.
Në një ndeshje në kampionatin e largët të Oqeanisë, gjyqtari ka nxjerr 6 kartonë të kuq brenda një ndeshjeje.
Ka qenë një zënkë midis lojtarëve në minutën ë 83’ të ndeshje dhe gjyqtari është detyruar që të nxjerrë kartonin e kuq për të ulur tensionin në fushë. Problemi është se pasi e ka nxjerrë kartonin, arbitri ua ka drejtuar plot 6 futbollistëve në fytyrë.
Pas daljes më karton të kuq të 6 lojtarëve ndeshja ka përfunduar me 7 gola të shënuar.












