• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mësuesen e largojnë nga puna, nxjerr veshkën “në ankand” për të jetuar

admin by admin
13 April, 2016
in Kronika
0
Mësuesen e largojnë nga puna, nxjerr veshkën “në ankand” për të jetuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gruaja më kërkoi ta takoja personalisht. Ashtu bëra. Sapo u prezantuam e pyeta se çfarë e mundonte. “Dua të shes veshkën”, më tha.
Unë, që nuk e prisja këtë pohim, por nga ato që dëgjoj çdo ditë, ngriva dhe e ripyeta. Thashë mos e kisha dëgjuar gabim.
“Kam nxjerr në ankand veshkën. Dua ta shes”.
Ishte e saktë ajo që kisha dëgjuar. Por se prisja nga një grua e fisme. Një zonjë e mbajtur me plot dinjitet. Dhe ndoshta vitet që i kishin mbetur dëshironte të jetonte të tillë. Ndaj kishte marrë atë vendim. Të shiste njërën veshkë dhe me të hollat të lante borxhin. Pjesën tjetër më tha do ta përdorte për veshje e ushqim…
Kjo që po ju tregoj është një realitet. Sado e trishtë të duket. Unë do ti përmbahem premtimit që i bëra. Ajo kërkoi ta publikoja historinë me iniciale. Dhe intervistën dhe fotot të mos ja nxirrja me fytyrë.
“Më vjen zor, më tha. Më njohin. Unë jam elbasanllije dhe nuk dua të më mëshirojnë”.
M. D. është 53 vjeçe dhe jeton në lagjen “5 maji” në Elbasan. Banon e vetme. Deri vonë i ka shërbyer të atit të saj. Ka punuar mbi 20 vjet në arsim. Por tashmë ka mbetur e papunë.
“Isha te qendra arsimore. Nuk e di arsyen pse më hoqën. U bënë disa vite. Edhe shkëputjen nuk ma kanë dhënë. Jam interesuar se përse dhe nuk më japin asnjë përgjigje. Kam shkuar edhe tek privatët. Por nuk më marrin. Kërkojnë vajza të reja. Unë tani jam 53 vjeçe”.
Por çfarë e detyron këtë zonjë që të nxjerrë në ankand veshkën e saj?
Historia zë fill 25 vite më parë.
“Ndodhem në një proces gjyqësor që para 25 vitesh. Pas seancash pa mbarim sivjet arrita ta përfundoj. Dhe e fitova. Bëhet fjalë për shtëpinë ku banoj. Isha në konflikt me pronarin por unë banesën e kam të trashëguar me tapi nga babai. Para tre muajsh gjykata më dha të drejtë. Por duhet që të kompensoj pronarin. I detyrohem 4 milion lekë të vjetra. Me ca letra shkon edhe më shumë. Unë nuk kam ku ti gjej të hollat. Ju thashë në punë nuk jam. Privatët nuk më marrin. Kam 7 vjet që shkoj sa tek një motër tek një tjetër. Por ato kanë hallet e tyre. Me vjen zor nuk dua tu bëhem barrë. Nuk kanë të holla të më ndihmojnë. Nuk mund tu bie më në qafë”.
Zonja duket se ka kaluar periudhë të vështirë këto tre muaj.
“E kam varë mendjen. Nuk më zinte gjumi. Më në fund e gjeta një zgjidhje. Vendosa të shes njërën veshkë. Me ato para do të shlyej borxhin dhe pjesën tjetër do ta mbaj të ushqehem e të vishem. Mua edhe disa vite më kanë mbetur. Përse të mos jetoj si gjithë të tjerët. Kam dëgjuar se me një veshkë njerëzit kanë kaluar një jetë të tërë. Po. Po. Një ditë isha në një mort dhe po tregonin se dikush aty kishte jetuar vite të tërë me gjysmë veshke. Thashë përse të mos e shes njërën e të jetoj si njeri. Unë jam një grua e shëndetshme. Kurrë në jetën time nuk kam pasur një sëmundje. Pastaj ka mjekë. Le të më kontrollojnë. Jam disponibël të bëj çdo analizë. Jam e gatshme të jap veshkën më të mirë. Le ta marrin se shpëtoj një jetë tjetër por edhe vetë jetoj mirë ama”.
Gruaja nuk ka asnjë peng për vendimin që ka marrë.
“Për mua kjo është rruga më e drejtë. Unë nuk kam asnjë pishman. Ndoshta nuk i bëj mirë vetes, shëndetit. Megjithatë nëse do ma kërkojnë t’ia dhuroj do ta bëj pa hezitim. E kam ndarë”.
M. D. ende nuk e di se a e lejon ligji dhe se në Shqipëri mund të nxirret një veshkë në ankand.
“Kam dëgjuar për transplante veshkash. Nuk di në ligji e lejon që të shitet ky organ. Po përse të mos e bëj. Kjo është veshka ime. Unë po e shes pse dua të jetoj. Me të shpëtoj gjithë organet e tjera. Qenien time. Thjesht vazhdoj të jetoj”.
Ajo gjithashtu se di se sa mund të përfitojë nga ankandi i një veshke. Se sa është vlera reale e saj.
“Do të shoh ofertën më të mirë. Me ato të holla dua të shlyej borxhin. Nuk dua të iki nga kjo botë pa e larë. Dhe me ato që teprojnë, u thashë që dua të vazhdoj jetën me dinjitet. Pa u lutur, zvarritur e nëpërkëmbur. Nuk mund ta pranoj atë realitet”.
I premtova se do ta përcjell mesazhin ku të mundem. Ndonëse, thellë-thellë, për motivet që më tregoi, dëshiroj që veshka të mbetet në trupin e saj


gruaja_9Fatos Salliu
“infoelbasani.al”

Previous Post

Fier, prej muaj pa marrë pagat, punëtorët e Ballshit në protestojnë para Prefekturës

Next Post

Ironia e Ben Blushit: S’kam ndërmend të bëjë grevë urie, nuk do e çojë PS në gjykatë

admin

admin

Next Post
Ironia e Ben Blushit: S’kam ndërmend të bëjë grevë urie, nuk do e çojë PS në gjykatë

Ironia e Ben Blushit: S’kam ndërmend të bëjë grevë urie, nuk do e çojë PS në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.