• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Ja pse e tradhtoja vazhdimisht burrin…

admin by admin
13 April, 2016
in Global Image
0
RRËFIMI/ Ja pse e tradhtoja vazhdimisht burrin…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kam qenë e dashura e një burri të martuar që kishte një vajzë të vogël dhe për këtë nuk pendohem. Kam qenë një nga ato femra që thosha “unë nuk do ta bëja kurrë, kjo nuk ka për të më ndodhur, sepse nuk arrij deri aty”, por ja që ndodhi. Problemi nuk qëndron vetëm te fakti se kam qenë e dashura e një burri të martuar me fëmijë, por e kam tradhtuar edhe bashkëshortin tim pas disa vitesh martesë.

Jo gjithmonë një martesë që i reziston viteve është një martesë e shëndoshë, e mirë dhe kjo nuk do të thotë se ka funksionuar. Jo gjithmonë një femër apo mashkull tradhton për të thyer monotoninë, apo nga dëshira për t’u ndjerë e re. Të paktën, për mua nuk ka ndodhur kështu, kjo sepse nuk ndihesha aspak monotone dhe as e vjetër në moshë. Tradhtia ime nuk ishte dëshirë për të provuar diçka të re, apo dëshirë për të shkuar me dikë tjetër në shtrat.

Por, çfarë ndodhi?
Vite me radhë jam kënaqur gjithmonë me ato që kisha duke menduar se nuk mund të kisha më shumë se aq. E dija edhe vetë gjatë këtyre viteve që po kënaqesha me pak. Shihja çifte të tjera dhe mendoja me vete: “Lum si ata! Sa do të doja që edhe unë të kisha një marrëdhënie të tillë, të ishim një çift i tillë”. Më pas i thosha vetes: “Është vetëm fasadë ajo që kanë ata, nuk mund të kesh më shumë nga ajo që ke”. Kështu vazhdoja të shijoja qetësinë dhe lumturinë time të verbër.

Ndoshta do të pyesni si ka mundësi që nuk e ka kuptuar bashkëshorti im apo, të paktën, të kuptonte “lumturinë” e rreme që kishim bashkë? Ai nuk ka kuptuar kurrë asgjë.
E, të tjerët? Për të tjerët ne ishim familje e përkryer, kisha krijuar “maskën” time dhe e përdorja gjithandej. Por, jeta ku nuk të përplasë. Gjithçka që kam pasur në jetë e kam ndarë me bashkëshortin tim: interesat, miqtë… gjithçka është e përbashkët në një martesë.

Mirëpo, pas disa viteve martesë kisha gjetur një mik special, e që në fillim pata frikë. U përpoqa që të flisja me bashkëshortin tim, por pas kaq shumë vitesh që “gjithçka shkon për mrekulli”, nuk është e thjeshtë që t’i bësh të ditur partnerit që ka një problem.

Si çift nuk kishim asgjë të përbashkët
Që të shpjegohem më mirë, arrita të kuptoj se si çift nuk kishim asgjë të rëndësishme, asgjë që kishte rëndësi. Është e vërtetë që kishim fëmijë, por ne të dy si çift nuk kishim ndërtuar asgjë bashkë. Kishim një shtëpi, por nuk kishim një familje dhe nuk kishim ndërtuar instrumentet për të përballuar një krizë në çift. Megjithatë, unë i bëra përpjekjet e mia për të folur me të, i kisha treguar për të kaluarën dhe këtë nuk e them për t’u justifikuar, por të gjitha ato që i kisha thënë unë kishin rënë në vesh të shurdhër ose, të paktën, duke gjykuar nga reagimi i tij dhe ka shumë mundësi mos t’më ketë kuptuar, sepse ishte sikur të flisnim dy gjuhë të ndryshme, shkruan Gazeta Albania.
“Duhet ta kisha lënë më parë dhe më pas të nisja një histori të re me tjetrin”. Sa herë ia kam thënë vetes këto fjalë, por nuk arrita ta bëja. Pas shumë tentativave që kam bërë për të parë nëse mund të shpëtoja diçka nga martesa ime, vendosa të ndahem, por ishin fëmijët në mes dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë. Teksa i shihja të flinin fëmijët e mi, mendoja me vete se duhet t’i lija të jetonin edhe disa ditë në paqe. E shihja bashkëshortin tim dhe mendoja se ishte momenti ku duhet t’i tregoja gjithçka, por e shihja të qetë dhe të buzëqeshur e i thosha vetes: “Më mirë nesër, pse duhet t’ia japësh pikërisht tani këtë goditje?”. Por, të nesërmen nuk gjeja kohë për të folur, ditën tjetër një nga fëmijët sëmurej, pastaj sa të kalonte Viti i Ri, që, të paktën, të ishin të qetë në këto ditë feste. Kështu e shtyja nga dita në ditë diskutimin që duhej ta bëja që nga fillimi. Ndërkohë, nuk mund t’i jepja fund ndjenjave që kisha për tjetrin…

Edhe sot martesa ime vazhdon të jetë e njëjtë, si në fillim, një martesë si gjithë të tjerat dhe kënaqem duke menduar se të gjitha martesat janë kështu. Ndoshta nëse nuk do të isha njohur me tjetrin do të vazhdoja jetën time e qetë. Ajo që më ka habitur më shumë ishte fakti se një herë gruaja e të dashurit tim më ka pyetur se çfarë mendimi kisha për martesën e tyre nga ato që më kishte treguar miku im, pra i dashuri im. Unë iu përgjigja se më dukej një martesë si gjithë të tjerat dhe ajo m’u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Është një martesë si gjithë të tjerat”. E tregonte këtë si një arritje, si një vlerë. Unë e kuptova se nuk është kështu dhe nëse një martesë ka krisje, fundi mund të vijë edhe shkaku i një zënke për dashuri apo edhe për përplasje të tjera.

Previous Post

SKANDAL/ Ministria e Shëndetësisë nuk ndalet, tender 3-vjeçar 140 milionë lekësh “paradhënie” për analizat e gjakut

Next Post

Durrës shkatërrohet rrjeti, arrestohen 9 prostituta

admin

admin

Next Post
Durrës shkatërrohet rrjeti, arrestohen 9 prostituta

Durrës shkatërrohet rrjeti, arrestohen 9 prostituta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.