Në foto, Elton Latifi
Policia italiane arrestoi sot pas 12 vitesh kërkim Elton Latifin skafisitin e gomones tragjike që mbyti në ujërat e Vlorës disa dhjetra klandestinë shqiptarë.
Ngjarja ndodhi më 9 janar 2004 ku 21 persona u mbytën ndërkohë që 8 janë zhdukur në ujërta e Karaburunit. Vetëm 9 persona arritën të shpëtojnë gjallë.
Viktimat e këtij udhëtimi të tmerrshëm u nisën nga gjiri i Palasës dhe pais bënë 12 milje udhëtim gomonis pësoi difekt ndërkohë që deti dallgëzonte tek 6 ballë.
Perosnat në bord kishin paguar nga 1500 euro secili dhe shumica ishin nga Shkodra.
Latifi pritet të ekstradohet brenda pak ditëve në Shqipëri.











