Gjykata Penale e Tiranës ka shtyrë seancën e radhës për Mark Frrokun. Shkak është bërë mungesa e të pandehurit tjetër K.Marinaj.
Mbi ish depuetein Frroku rëndon akuza e vrasjes së një shtetasi në Belgjikë në vitin 1999, për të cilët nuk është dënuar asnjëherë.
Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e Frrokut. Aktualisht, ai ndodhet i arrestuar.











