Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj është shpallur i pafajshëm. Gjykata ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë, duke e nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin që akuzohej për shpërdorim detyre.
Një seancë më parë Prokuroria e Përgjithshme kërkon 1 vit burg për ish-Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj meakuzen për shpërdorim të detyrës. Sipas Prokurorisë Tafaj ka akredituar Universitetit “Vitrina” në kundërshtim me ligjin.Në bazë të pretencës së prokurorisë dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar është 1 milion euro për një vit akademikë, pasi janë diplomuar 1869 studentë.












