Shoqëria Civile ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit Kërkesë–Padinë ku kërkon pavlefshmërinë e vendimit të KKT dhe lejes së ndërtimit që është dhënë për ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificial.
Në një analizë juridike prej 28 faqesh, Shoqëria Civile ka argumentuar në mënyrë të detajuar dhe ligjore shkeljet e konstatuara duke filluar sipas tyre, që nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e deri të aktet nënligjore.
Shoqërisë Civile sqaron se ndërtimi i këndit lojrave për fëmijë është në shkelje të Konventës së Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit, si edhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit, Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, gjithashtu në padi thuhet se ndërtimi vjen në kundërshtim edhe me disa vendime të këshillit të ministrave.












