Specialistët e gjuhës së trupit kanë shkruar shumë radhë për interpretimet e mënyrës si shtrëngohet dora. Sipas tyre, njerëzit tregojnë vendosmëri kur e shtrëngojnë dorën fort.

Pasi sheh shenjat që ka lënë në dorën e Princ William-it, nuk ka dyshim që Narendra Modi, kryeministri i Indisë është një burrë i vendosur.

William dhe Kate janë në një vizitë zyrtare në Indi dhe ndoshta në të parin takim zyrtar, këtë me kryeministrin e vendit, fokusi nuk ka qenë te veshjet e Kate. Shenjat e duarve që i ka lënë Kryeministri Modi, Princit, janë elementi më interesant i këtij takimi. /Revista Class/












