Një foto mjaft domethënëse është realizuar midis tre fëmijëve të vegjël. Ajo është shpërndarë në rrjetet sociale dhe po bën xhiron virtuale.
E veçanta e kësaj fotoje është se vogëlushi qëndron i përqafuar me shoqen e tij dhe në të njëjtën kohë i shtrëngon dorën shoqes tjetër. Ky është konsideruar vazhdimisht si simbol i tradhëtisë. Shumica e komentuesve e kanë cilësuar xhestin e vogëlushit si ‘Tradhti’ që në shkollën fillore.
Por në fund ajo mbetet një foto e këndshme e cila normalisht midis fëmijëve nuk mund të ketë kursesi një qëllim të keq.











