• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KEVIN JASINI/ Të dashur bashkëmoshatarë, në vend të pankartave dje, duhet të kishit vezë në duar

admin by admin
14 April, 2017
in Politika
0
KEVIN JASINI/ Të dashur bashkëmoshatarë, në vend të pankartave dje, duhet të kishit vezë në duar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashur bashkëmoshatarë,
Çfarë kuptoni me fjalën rilindje? Më thoni ju lutem arsyen përse dje ishit mbledhur në shesh dhe dëgjonit, duartrokisnit e brohorisnit kur fliste shoqja Elisa për ‘Skënderbeun’ tonë të ri? Ju sfidoj të gjithëve të më thoni një arsye të vetme dhe të më mbushni mendjen përse duhet të isha dhe unë dje në atë miting madhështor që më shumë sesa për rininë, dukej si antimitingjet e regjimit komunist në ditët e fundit të tij. Më jepni një arsye pse duhet të serviloseni kaq shumë, në moshë kaq të re, rreth disa ushunjave që siç kanë ngjyrën e flamurit, po mavijosin ç’do ditë rininë duke i pirë gjakun e duke i bërë lavazh truri me propagandën dhe promovimin e antivlerave dhe servilizmit.
Në vend që të ishit në auditorë apo në klasa vendosët të mblidheshit në shesh, apo pranuat të tërhiqeshit zvarrë nga mësuesit militantë e të vinit nga rrethet veç për të nxirë duart duke duartrokitur fjalime që më shumë i ngjajnë plenumeve të dikurshme të Partisë së Punës sesa një force politike që drejton një vend aspirant për në Bashkimin Europian?
Ku e dini ju se çfarë përfaqësojnë ato persona që dëgjonit me kërshëri e brohorisnit me histerizëm dje në shesh. Sa libra keni lexuar e sa dini ju për historinë e këtij vendi dhe të paraardhësve të drejtuesve të asaj partie?  Sa nga ju e dinë ç’do të thotë socializëm, konservatorizëm, pluralizëm, autokraci, demokraci e utopi? Sa nga jush kanë lexuar për Rilindjen e vërtetë e rilindësit e sa prej jush dinë për çfarë luftuan ata?
Nuk mundem ta imagjinoj si nuk ju dhimbsen familjet tuaja, prindërit e gjyshërit, që për 5 dekada vuajtën e u persekutuan nga një regjim psikopatik, se as komunist nuk ishte.
Si nuk ju dhimbsen motrat, vëllezërit e të afërmit në emigracion, që po kalojnë rininë të burgosur në kampe azilantësh, si nuk ju dhimbsen ato të afërm që janë të gatshëm t’i shesin edhe shpirtin djallit veç për tu larguar nga ky ferr dhe si nuk ju dhimbset vetja që duhet të punoni në call center, duhet të duroni e të shtypeni me këmbë nga mësues e pedagogë që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, të drejtoheni nga të paaftë, të rrethoheni nga korrupsioni, nepotizmi, burokracia e kriminaliteti? Si mund  të zgjidhni Shqipërinë e hashashit, drogës, prostitucionit e të fortëve para Shqipërisë së njerëzve të ndershëm e punëtorë që akoma kanë një ideal e shpresë për këtë vend?
Ku ishit kur një grusht të rinjsh ngriheshin kundër reformës në arsim?  Ku ishit kur një grusht e gjysmë njerëzish u mblodh në bulevard për të ndaluar importin e plehrave, ku ishit kur në atë Parlament masakrohej demokracia e sanksionohej në kushtetutë shtypja e lirive e të drejtave themelore. Ku jeni kur dëgjoni 1001 padrejtësitë me të cilat hasemi përditë?
Pasi t’ju përgjigjeni të gjithë pyetjeve të mësipërme merrni mundimin të dilni 5 minuta nga Facebook-u e ta lini Instagramin mënjanë, shkruani në Google emrin e Skënderbeut dhe lexoni disa rreshta për të, se kush ishte ai. Kur të mbaroni së lexuari për Skënderbeun shkruani emrin e vëllezërve Frashëri, Fan Nolit e Konicës, hapni ndonjë dokumentar për rilindjen e më pas për diktaturën e Enver Hoxhës, hapni ndonjë dokumentar nga AQSHF, ku tregohet sa e lumtur ishte Shqipëria socialiste dhe krahasojeni me propagandën e Lali Erit apo kronikat e ERTV-së. Dëgjoni si fliste Enver Hoxha, si lëvdohej e duartrokitej në kongrese e në parlament, si shoqet e shokët e partisë puthnin tokën ku shkelte diktatori. Lexoni mbiemrat e anëtarëve të partisë së punës e shikoni mos vallë ndonjë qeveritar i sotëm mban të njëjtin mbiemër.
Harxhoni një gjysmë dite, mendoni e reflektoni për këtë vend, ku do jeni ju pas 10 vitesh e ku do jetë Shqipëria e merrni sërish guximin të dilni në shesh për kauza të tilla.
Më dhimbset aq shumë ky vend që ato pak intelektualë që ka heshtin, shtypen e s’kanë ku të flasin, zëri s’u dëgjohet. Më dhimbset shumë kur mendoj që ju, bashkëmoshatarët e mi, 20-vjeçarët e sotshëm, brezi i internetit e i informacionit, ndërkohë që në Amerikë, Rumani, Serbi, Greqi e madje dhe në Kosovë  të rinjtë mbushin sheshet e rrugët e qytetit për padrejtësinë më të vogël, në Shqipëri marrin lek borxh për të blerë një shishe ne klub, marrin lekë borxh e makinat e shokëve për të bërë foto për Instagram, përdhosin punën e rropatjet e familjes për një status e për një punë në shtet, vetëm që të vazhdojnë tu servilosen shokëve e shoqeve të partisë.
Mos guxoni më të ndyni emrin e Heroit Kombëtar e të duartrokisni deklarata histerike si ajo e djeshmja. Në vend të pankartave duhet të kishit vezë në duar, në vend të brohorimave duhet të kishte brohorima proteste, në vend të shqiponjave mavi duhet të kishte flamurë shqiptare e portrete të rilindësve të vërtetë, që luftuan që Shqipëria të mos katandisej kurrë në këtë situatë ku është sot. Luftuan rilindësit e brezat para nesh për të na dhënë Shqipërinë e lirë, pluralizmin e demokracinë, por jam i sigurt që po të ishin sot gjallë do zhdukeshin sa më parë nga ky vend për të cilin Skënderbeu dha jetën, sepse në sheshin që mban emrin e tij e ku u bënë protestat historike kundër regjimit komunist, dje u mavijos historia e vendit tonë dhe pamë se sa errët dhe e pashpresë do jetë e ardhmja nëse rinia vazhdon të zgjedhë partinë para Shqipërisë.

Previous Post

Luan Rama: Edi Rama “ta shkelë” statusin e PS, ti hapë rrugën një qeverie tjetër

Next Post

Durrës, flasin familjarët e Agim Arapit: “Ja kush është molla e sherrit” për vrasjen e të dashurit tonë!

admin

admin

Next Post
Durrës, flasin familjarët e Agim Arapit: “Ja kush është molla e sherrit” për vrasjen e të dashurit tonë!

Durrës, flasin familjarët e Agim Arapit: “Ja kush është molla e sherrit” për vrasjen e të dashurit tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.