Bashkia e Shkodës ka nisur të përgatitet për sëzonin turistik të vitit pranvere-vere 2016. Prej 3 ditësh stafi i Bashkisë Shkodër dhe disa punonjës të institucioneve të varësisë, kanë ndërmarrë një nismë për të pastruar në mënyrë vullnetare plazhin e Velipojës në këtë prag sezoni turistik.

Sipas drejtuesve të Bashkisë, është hartuar një program i veçantë për menaxhimin sezonit turistik në plazhin e Velipojës, ku janë përfshirë shumë institucione që duhet të vizitohen. Njësia administrative Velipojë po përcakton me Bashkinë kriteret për vendosjen e çadrave e shezlloneve dhe pronarët e tyre do të bëjnë edhe pastrimin gjatë verës.













