• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Në politikë dhe në kompanitë private “mediokrit kanë marrë pushtetin”

admin by admin
18 April, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
INTERVISTA/Në politikë dhe në kompanitë private “mediokrit kanë marrë pushtetin”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alain Deneault

Në mbretërimin e mediokritetit , mesatarja bëhet normë, kompromisi dominon : idetë dhe njerëzit bëhen të shkëmbyeshëm. Duhet t’i rezistojmë këtij revolucioni anestezik – paralajmëron filozofi Alain Deneault.
alain

Po përballemi me një “revolucion anestezik”, që na detyron të vendosemi gjithnjë në qendër, që të mendojmë “butë”, t’i palosim bindjet tona dhe t’i fusim në xhep në mënyrë që të kthehemi në qenie të shkëmbyeshme, të thjeshta për t’u sistemuar nëpër sirtarë. Mbi të gjitha, të mos bezdisni askënd, mos të shpikni asgjë që mund të vërë në pikëpyetje rendin ekonomik ose social.

“S’po ndodh më asnjë marrje Bastije, asgjë e krahasueshme me zjarrin në Reichtag, dhe Aurora nuk ka shtënë asnjëherë” – shkruan filozofi Alain Deneault, profesor i mendimit kritik në Universitetin e Montrealit. “Por ndërkohë, sulmi ka nisur dhe vazhdon suksesshëm nga një tjetër anë: mediokrit kanë marrë pushtetin”. Shpjegimet.

Ç’nënkupton për ju “mediokriteti”?

Në frëngjisht nuk ekziston ndonjë fjalë tjetër veç “mediokritetit” për të përshkruar atë që është “mesatare”. “Superioriteti” të çon në atë që është superiore, “inferioriteti” në atë që është inferiore, por “mesatariteti” nuk pranohet gjuhësisht. Mirëpo ka një ndryshim semantik midis mesatares dhe mediokritetit, që do të thotë se mesatarja është një vend midis në shkallë vlerash, kurse mediokriteti është mesatarja në aksione, në veprime.

Mediokriteti ndërton një regjim ku mesatarja bëhet një normë që imponohet dhe mishërohet. Pra, rregulli mediokër ngrihet në model. Dhe këtu nuk bëhet fjalë që të stigmatizojmë ndonjërin, por më së shumti të kuptojmë natyrën e kësaj qasje të të qenit mediokër, që sot po peshon mbi njerëzit që nuk janë medoemos të prirë për të qenë të tillë.

Po pse kjo qasje, nga vjen ajo?

Mediokriteti vjen si fillim nga ndarja dhe industrializimi i punës, që i transformoi zanatet në punë. Marksi e ka përshkruar këtë që në vitin 1849. Duke e reduktuar punën në fuqi punëtore dhe pastaj në kosto, kapitalizmi e devitalizoi, tejlorizmi e çoi edhe me tej këtë logjikë duke e standardizuar. Zanatet po ashtu kanë humbur në mënyrë progresive në kohë me standardizimin e punës, dhe puna u kthye në një mjet përfitimi mesatar impersonal.

Në sytë e një numri të madh rrogëtarësh, që kalojnë në mënyrë indiferente nga njëra punë në tjetrën, puna reduktohet në një mjet për të jetuar. Përfitim mesatar, rezultat mesatar, objektivi mbetet që njerëzit të bëhen dhe të mbeten të shkëmbyeshëm, duke qenë gjithnjë pjesë e ansambleve të mëdha prodhuese që janë pak jashtë ndërgjegjes së botës, por që janë të dobishme për arkitektët dhe përfituesit direkt të tyre.

Në origjinën e mediokritetit ju insistoni se është edhe rritja e fuqisë së “qeverisjes” …

Është gjella politike në gjenezë të mediokritetit. Në dukje e padëmshme, termi i “qeverisjes” (governance) është prezantuar nga Margaret Thaçeri dhe bashkëpunëtorët e saj të viteve ‘80. Nën mbulesën e gjesteve të mira të institucioneve publike, qeverisja nënkuptonte aplikimin nga ana e shtetit të metodave të huazuara nga ndërmarrjet private, që supozohej se funksiononin më mirë.

Qeverisja që prej asaj kohe ka “lulëzuar”, është një formë qeverisjeje e shtetit neoliberal që karakterizohet nga derregullimi dhe privatizimi i shërbimeve publike, si edhe nga adaptimi që i bëhet institucioneve sipas nevojave të ndërmarrjeve të mëdha private. Nga politika, kaluam te qeverisja, të cilën duan që ta ngatërrojnë me qëllim me demokracinë, por që në fakt qeverisja dhe demokracia janë në opozicion me njëra-tjetrën.

Nën një regjim qeverisjeje, aksioni politik reduktohet në menaxhim operacional, në atë që manualet e menaxhimit e quajnë «problem solving” : gjetjen e një zgjidhjeje imediate për një problem imediat, gjë që përjashton gjithë kohën dhe përpjekjet për mendim afatgjatë që ndërtohet mbi principe, po ashtu përjashton gjithë debatin publik për vizionin politik të botës. Në regjimin e qeverisjes, në kuptimin që termi merr siç e shpjeguam me lart, ne ftohemi të jemi partnerë të vegjël të bindur, që mishërojnë një vizion mesatar të botës në një perspektivë unike, asaj të liberalizmit.

Pra, të jesh mediokër s’do të thotë të jesh inkompetent?

Jo. Sistemi mbështet ngritjen në karrierë të aktorëve mesatarisht kompetentë, në dëm të superkompetentëve apo të kompetentëve perfektë. Këta të fundit sepse nuk bëjnë kompromise, kurse të parët sepse rrezikojnë të vënë në pikëpyetje sistemin me vlerat dhe bindjet e tyre. Kurse mediokri duhet të ketë një dije të nevojshme, por që nuk i mëson të vërë në pikëpyetje bazat e tij ideologjike. Shpirti kritik tkurret sepse ai në kushte të tjera shfaqet në çdo moment përpara secilit fakt ose ndodhi, ai është i hapur ndaj dyshimit dhe operon nën rregullat e vetëkërkesave të tij. Nga ana tjetër mediokrit i kërkohet vetëm të “luajë lojën”.

Ç’doni të thoni ?

“Të luash lojën” është një shprehje e varfër që ka në përbërje të njëjtën fjalë të lidhur nga një lidhës, “Jouer le jeu”. Kjo shprehje ka karakter tautologjik. Është një shprehje e lehtë, banale në dukje dhe e gjallë. Të luash lojën do të thotë të pranosh të luash praktikat zyrtare që i shërbejnë interesit afatshkurtër, t’u nënshtrohesh rregullave dhe t’i largosh sytë nga e pathëna, nga e pamenduara dhe e nënkuptuara. Të luash lojën do të thotë të pranosh të mos përmendësh një emër në raport, të hamëndësosh për një gjë, të mos përmendësh diçka tjetër, të lejosh arbitraritetin të fitojë terren. Në fund pra, të luash lojën ka të bëjë me potencialin për të gënjyer dhe për të mbajtur funksionale institucione të korruptuara.

Korrupsioni ia ka dalë të shtrihet kaq shumë sepse aktorët që janë të përfshirë në të ka raste që nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Për shembull, kur universitet formojnë dhe nxjerrin studentë që s’do të jenë kurrë shpirtra autonomë, por ekspertë gati për t’u instrumentalizuar.

Rektori i Universitetit të Montrealit e konfirmoi në evidencën e vjeshtës së vitit 2011: “Truri duhet t’u korrespondojë nevojave të korporatave”. Korporatat pra e kanë shtëpinë në administrimin e universiteteve, edhe pse universitetet në pjesën më të madhe janë të financuara nga buxheti i shtetit. Rektori i universitetit kryesor frankofon përsëriti thuajse fjalë për fjalë propozimet e Patrick Le Lay-t, në atë kohë PDG i TF1, i cili thoshte në vitin 2004 se kanali i tij televiziv i shiste Coca Cola-s “kohë për të pushtuar mendje”.

Të luash lojën do të thotë gjithashtu të dish të adoptosh gjuhën e kompanive private …

Nën rregullin e qeverisjes, shërbimi publik zhduket, dhe bashkë me të edhe terminologjia që mbart. Pacienti në spital, përdoruesi i trenit dhe metrosë, spektatori i sallës së koncertit, i abonuari në muze, të gjithë këta kthehen në “klientë”. Në radion shtetërore të Kebekut, një gazetar kulturor më pyeti nëse isha “konsumator i teatrit”. Kurse në bibliotekën kombëtare, kur jam me vonesë për të dorëzuar librat, më nisin një letër e cila fillon me “I dashur klient …”. Këto fjalë nuk janë të rastësishme, as të padëmshme. Ato tregojnë shumë. Dhe e shpjegojnë revolucionin anestezist që po jetojmë sot.

Në qendër të mediokritet vutë ekspertin. Pse?

Eksperti është shpesh mediokër, në kuptimin që i dhamë kësaj fjale. Ai nuk është jokompetent, por e formon mendimin e tij në funksion të interesit të atyre që e punësojnë. Ai është i pajisur me të dhëna praktike dhe teorike për të cilat kanë nevojë ata që e shpërblejnë për t’i legjitimuar. Për pushtetin, ai është qenia mesatare përmes të cilës imponohen rregullat.

Pra eksperti është i kufizuar në masën e nevojave që ka kompania që e punëson, industria apo një i interesuar tjetër privat. Një ekspert i punësuar nga Coca Cola nuk do të përmendë kurrë në studimet e tij se Coca Cola shkakton obezitet. Një tjetër do të konfirmojë që ndryshimet klimatike nuk janë të lidhura me aktivitetin industrial sepse një X firmë telefonash celularë ia subvencionon kërkimet. Në këto kushte do na ishte dashur një Molier që t’u jepte ekspertëve fatin që autori i “Të sëmurit imagjinar” u kishte rezervuar mjekëve të kohës së tij.

A mund të themi se mediokriteti çon po ashtu edhe në venitjen e diskursit politik?

Patjetër, është mesi, qendra, mesatarja që dominon mendimin politik. Diferencat midis diskurseve janë minimale, më shumë janë simbolet sesa parimet ato që ndryshojnë, dhe vetëm në shfaqje ka mospajtime. “Ekuilibrat e masës”, “mesi” apo “kompromisi” janë ngritur në nocione fetishe. Ky është rregulli politik i ekstremit të qendrës, ku pozicioni i përket më shumë një pike në aksin e majtë-e djathtë sesa zhdukjes së këtij aksi në përfitim të një qasjeje dhe logjike të vetme.

Në këtë kontekst mediokër mbretërojnë këto lloj kombinimesh. Me të fituar zgjedhjet, udhëheqësit ndjekin një linjë tjetër politike nga ajo për të cilën janë votuar, zgjedhësit në zgjedhjet vendore përfitojnë për të protestuar me votë për gabimet e politikës së madhe dhe votojnë Frontin Nacional për të shprehur inatet e tyre, mediat i favorizojnë këto ndodhi dhe interesohen vetëm për strategjitë e aktorëve. Asnjë vizion për të ardhmen, gjithë loja politike është afatshkurtër dhe një sajesë e vazhdueshme.

Si t’i rezistojmë mediokritetit ?

Si fillim duhet t’i rezistojmë bufesë në të cilën na ftojnë, tundimeve të vogla të cilat të fusin në lojë. Të thuash jo. Jo, unë s’do ta marr këtë funksion, jo s’do ta pranoj këtë promocion, unë heq dorë nga ky avantazh apo nga kjo mirënjohje sepse ajo është e helmuar. Të rezistosh, në këtë kuptim, është asketizëm dhe nuk është e thjeshtë.

Është i nevojshëm kthimi te kultura dhe te referencat intelektuale. Nëse ulemi të lexojmë, të mendojmë, të pohojmë vlerën e koncepteve që sot fshihen sikur të ishin të pakuptimtë, t’i rijapim kuptim gjërave që ia kemi hequr, të mos jemi përjashtues, atëherë do të avancojmë edhe politikisht. Nuk është aspak rastësi që edhe gjuha është sulmuar dhe prekur nga të gjitha këto. Duhet ta rehabilitojmë edhe atë.Organizata Politike

Intervista më sipër është e filozofit Alain Deneault mbi librin e tij “Mediokriteti”.

Përktheu:Dilfirus Vrioni

Previous Post

FOTO/ Magjepsëse! Ja se si ngjajnë kufijtë paqësorë mes vendeve të Europës

Next Post

Tragjedi emigrantësh në detin Mesdhe, 400 të vdekur

admin

admin

Next Post
Tragjedi emigrantësh në detin Mesdhe, 400 të vdekur

Tragjedi emigrantësh në detin Mesdhe, 400 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.