“Motraoriumi i gjuetarëve, zërat pro dhe kundër”, ka qenë temë e debatit në emisionin “Njerëz në fokus” të Ola Brukës në TV “News 24”.
Të ftuar kanë qenë përfaqësues të qeverisë, zëvendësministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura, Zamir Dedej. Nga pala e gjuetarëve të ftuar ishin, kryetari i Federatës Kombëtare të Gjuetarëve, Themi Perri dhe kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve, dega Tiranë, Abdyl Dingu.
Në debat e sipër, njëri prej të ftuarve, përfaqësues i gjuetarëve, Themi Perri, ka artikuluar një batutë, duke ironizuar këtë moratorium, i cili u shty edhe me 5 vjet të tjerë, pas 2 vjetësh ku gjuetia ka qenë e ndaluar.
“Me moratoriumin për gjuetinë, derri i egër do vij të Skendërbeu në Tiranë”, ironizoi Perri.











