Një aksident automobilistik, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Durrës.
Mësohet se automjeti tip “Ford” me targa AA 630 FF dhe me drejtues Kushtrim Ismalaj, ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende i paidentifikuar.
Polica e cila mbërriti në vendngjarje, bëri shoqëruesin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, për të sqaruar rrethanat.











